Konferenca e kryeministrave të Ballkanit në Durrës ka shërbyer për të marrë një koment nga komisioneri Hahn dhe nga Rama për ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Komisineri Hahn në përgjigjen e tij tha se është ende herët për të folur për këtë çështje, pasi sipas tij do të ketë dhe takime të tjera që do të diskutohen.
“Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje”, ishte kjo përgjigja e Hahn.
Ndërkohë që Rama refuzoi që të jap një përgjigje të tijën, por tha se është dakord me ato që tha Hahn.
“Merreni përgjigjen e Hahn dhe përktheheni në shqip, dhe në fund vendosni nënshkrimin tim. Kjo është përgjigja ime”, u shpreh Rama./arbresh.info