Mbi 400 raste në muaj, kërkojnë shërbime, në repartin e Radiologjisë në spitalin e Vushtrrisë. Kjo shifër sipas shefit të këtij reparti, dr. Burim Ukshini, është e përballueshme, edhe pse ka kohë që Mamografi ka defekt, dhe nuk është në funksion.
Reparti i Radiologjisë, në spitalin e qytetit të Vushtrrisë, është mjaft i frekuentuar, e shifra e pacientëve aty, shkon deri në 400 pacient çdo muaj. Këtë e ka deklaruar shefi i këtij reparti, dr. Burim Ukshini, duke thënë se ky numër përbëhet nga pacient të qytetit dhe të gjitha fshatrave të komunës së Vushtrrisë.
“Kemi shumë raste, por pacientët nuk presin asnjëherë për shërbime, ndryshe nga vendet e tjera në rajon”, ka thënë Ukshini. Ky repart ka aparaturat më të reja dhe të sofistikuara, por ka një kohë që Mamografi nuk punon, shkruan Gazeta Shneta.
“Mamografi ka defekt por shërbimet e tjera si Ultrazëri, Retngeni, CT, kryhen rregullisht, pa asnjë problem”, ka sqaruarmjeku. Ndryshe, ky repart posedon vetëm një ultrazë, një CT dhe një Rentgen, por shërbimi mamografik ka stagnuar,shkaku i aparatit mamografik. vetëm ultrazë, kryhen rreth 180 për një muaj.
“ Së shpejti edhe Mamografi do të rregullohet, vetëm mjafton që ne të jemi të gatshëm për punë”, ka shtuar Ukshini.
Stafi i këtij reparti përbëhet nga 4 infermierë dhe dy specialist, e që sipas mjekut është i mjaftueshëm aktualisht. Kujtojmë se aparatura e Spitalit të Vushtrrisë, ka vlerë prej 2.4milion eurosh, nga donacionet e mëparëshme.