Qeshmja afër ujësjellsit regjional në Vushtrri është i vetmi burim nfa ku furnizohen me ujë shumë banorë të fshatrave të Vushtrrisë.
Tani kur jemi në stinën e verës shumë nga qytetarë të kësaj ane kanë mungesë të ujit andaj edhe marrin rrugën drejt kësaj qeshmje për të mbushur me ujë kënatat e tyre.
Një qytetar ka dërguar disa fotografi për të treguar shishe të shumta që presin për tu mbushur me ujë, ndërkohë shton që edhe kjo çeshme është në gjendje jo të mirë dhe nuk i plotson nevojat bazike për furnizim me ujë.
Ky qytetar nga fshati Bukosh thotë se do të ishte mirë të ishte edhe një tjetër aty afër.