Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Prishtina me më së shumti parkingje të pa fiskalizuara

    17/08/2018 | 11:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Buxheti i Kosovës humb qindra mijëra euro në vit nga mungesa e fiskalizimit të parkingjeve në Kosovë.

    Më së shumti parkingje të pa fiskalizuara ka në Prishtinë. Administrata Tatimore paralajmëron masa ndaj gjithë atyre që dëmtojnë buxhetin e shtetit.
    Rreth 200 parkingje janë të regjistruara si biznese në Kosovë, por shumë prej tyre janë të pa fiskalizuara. Qytetarët tregojnë se nuk kanë rastisur asnjëherë që në parkingjet private të Prishtinës të pajisen me kuponë fiskalë. E sipas tyre, edhe çmimet e parkingjeve janë të larta, ndërkohë që mungon siguria.

    “Jo, asnjëherë, një letër të thjesht ta jep, a kupon fiskal asnjëherë në parkingje të Prishtinës nuk kam pa. Siguri nuk ka fare, ta merr çelësin ta lëvizë veturën , mbingarkesë. Edhe lëshojnë edhe nuk lëshojnë kuponë fiskalë. Disa janë të shtrenjta e disa çmime të parkingjeve janë të arsyeshme”tha një qytetar.

    Pavarësisht që Ligji për Administratën Tatimore të Kosovës përcakton që çdo biznes duhet të jetë i pajisur me arkë fiskale dhe të lëshohen kuponë fiskalë, kjo nuk po ndodh me parkingjet. Valentina Bytyqi, zëdhënëse për informim në ATK, tha për Radio Kosovën se ATK-ja është në dijeni që parkingjet nuk janë të fiskalizuara, dhe se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti janë gjobitur 98 parkingje.

    “Inspektorët tanë ka inspektuar disa biznese të kësaj veprimtarie dhe kanë gjobitur rreth 98 biznese, të cilat nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë”tha Bytyqi

    Sipas Bytyqit, edhe qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe t’i kërkojnë kuponët fiskalë.

    “Ndoshta edhe insistimi më i madh i qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë do të ndryshonte konceptin e bizneseve”ka thënë Bytyqi

    Administrata Tatimore e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj të gjitha atyre bizneseve që nuk lëshojnë kuponë fiskalë, përfshirë edhe parkingjet, tha Valentina Bytyqi. Pasi, sipas saj, ATK nuk do të lejojë asnjë biznes të dëmtojë arkën e shtetit./arbresh.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.