Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Presidenti Thaçi: Ja çka biseduam me liderët!

    30/08/2018 | 17:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj dhe me atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.Ai tha se në këtë takim kanë folur për bisedimet me Serbinë.

    Thaçi pret arritjen e një marrëveshjeje me Serbin dhe me njohje reciproke, raporton Gazeta Blic.Ai ka ripërsëritur që nuk do të ketë ndarje të Kosovës.“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Por, mund të ketë vetëm bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

    Ai tha se qytetarët do të deklarohen me referendum për marrëveshjen përfundimtare.Ai edhe njëherë ka goditur opozitën.Gazeta Blic më herët ka raportuat nga burime brenda takimit ka marrë vesh se çka saktësisht u bisedua në këtë takim.Sipas burimeve, merret vesh se Hashim Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për nxjerrjen e një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’ia ndalonte presidentin vazhdimin e negociatave.“Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për seancë të jashtëzakonshme dhe për nxjerrjen e një rezolute që do ta përjashtonte presidentin nga negociatat”, thonë burime të Gazetës Blic.

    I pari i vendit, në këtë takim merret vesh i është lutur kryetarit të AAK-së, dhe njëherit kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj që të mos e mbështesin këtë nismë të opozitës.“Thaçi i është lutur dy liderëve që të mos e votojnë nismën e opozitës”, thonë burime të Gazetës Blic.

    Në këtë takim, pos Haradinajt e Limajt, tek presidenti ishin edhe zëvendëskryeministri Pacolli dhe Dardan Gashi.Ditë më parë, me nismën e LDK-së janë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkohet që të ndalet Hashim Thaçi, nga vazhdimi i këtyre negociatave, në kundërshtim me autorizimet kushtetuese që ka./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.