Pranvera Hyseni, krytare e grupit AOK siguron pamje nga lëshimi i sondës që do të prek Diellin!
Klubi Astronomy Outreach of Kosovo për herë të parë arriti të shoh nga afër me sy të lirë lansimin e një anije kozmike drejt hapësirës qiellore.
Kjo është raketa Delta IV Heavy, e cila sot në ora 3:33 të mëngjesit u lansua nga Kompleksi 37 në bazën ajrore të Kepit Canaveral në Florida. Raketa do të jetë mjet transportues për sondën hapësinore Parker Solar Probe, e cila tani është nisur rrugës për në Diell.
Stafi i AOK ka shkëputur një klip nga ndërtesa VAB (Vehicle Assembly Building) e NASAs.