Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Politikani serb i Kosovës trondit, paralajmëron luftë dhe e krahason Kosovën me Sirinë

    29/08/2018 | 10:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive në Kosovë, gjatë një interviste ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë luftë të re, prandaj Gjermania nuk dëshiron ta importojë një “Siri të Re” brenda Evropës.

    Shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të cilën gjë po angazhohen presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, mund të nxisë trazira dhe luftë të re, prandaj Gjermania nuk po dëshiron ta importojë një “Siri të Re” brenda Evropës.

    Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kryetari i Partisë Demokratike Progresive në Kosovë, Nenad Rashiq, duke shtuar se disa nga shokët e tij, bashkëpunëtorët e tij serbë, kanë vendosur të ikin nga Kosova pikërisht nga tensioni i krijuar muajve të fundit nga të dy presidentët.

    Ai shprehet se 99 për qind e serbëve, të cilët jetojnë në jug të Ibrit, nuk e përkrahin idenë e Thaçit dhe të Vuçiqit për shkëmbimin e territoreve.

    Sipas tij, një ide të tillë nuk e përkrah as Kisha Ortodokse Serbe, prandaj politikanët në Beograd po e detyrojnë shumicën e besimtarëve serbë që të mos shkojnë as në Kishë./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.