Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia po heton rastet e mashtrimit të qytetarëve gjatë aranzhimeve turistike

    02/08/2018 | 13:20
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës se Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në Agjencinë Turistik “Vol Travel”, me seli në Gjilan.

    Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga agjencioni i lartpërmendur, prandaj Policia fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë.

    Policia e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve.

    Policia njëkohësisht kërkoi nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Humb jetën 15-vjeçari pas një vetaksidenti me biçikletë në Bërnicë të Prishtinës
    • QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja
    • Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse
    • Vetëvendosje vazhdon me Haxhiun në seancën e 20-të, partitë tjera kërkojnë tjetër emër
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.