Rreth orës 13:00 ka pasur gjuajtje më armë në Prishtinë, më ç’rast është plagosur një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.“Një person është plagosur nga arma e zjarrit i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e rastit”, thotë Borovci.Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar nga ana e policisë porse aktualisht ndodhet në arrati. /Lajmi.net/