Pas 10 vitesh mungese energjie Teqeja e Baba Isufit, në Luftinjë, Tepelenë, do të furnizohet tani normalisht me energji elektrike.
Lajmin e bëri të ditur OSHEE, bashkë me urimin për festën e Kurban Bajramit.
“Pas 10 vitesh u sistemua rrjeti dhe Teqeja mori energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
OSHEE vijon të shprehet e angazhuar për të vijuar punën në terren si dhe investimet për përmirësimin e rrjetit./insajderi