Opinioni serb është skandalizuar pasi një kadete e cila po trajnohet për police në Beograd, ka publikuar një foto në profilin e saj në rrjetet sociale, një foto duke bërë me duar shqiponjën shqiptare, bashkë me një fëmijë i cili është i veshur me veshje kombëtare shqiptare dhe me plis në kokë.
Mediat në Serbi e kanë paraqitur këtë rast si skandal, duke shkruar se policja serbe proklamon Shqipërinë e Madhe, përcjell gazetametro.net.
Ajo quhet Jovana Nuredini Markovski, dhe aktualisht është duke u shkolluar në Qendrën e Trajnimeve të Sigurisë në Beograd, ku përgatiten oficerët policor të Serbisë.
Aktualisht sipas mediave serbe ajo është duke bërë praktikë në Stacionin Policor në Rakovicë të Beogradit, ku mban veshur uniformën e policisë serbe.
Mediat në Beograd, për këtë e kanë kontaktuar edhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, dhe përgjigja e këtij institucioni ka qenë se ‘duhet shikuar nëse ajo ka shkelur ligjin’, por nuk kanë thënë nëse ajo do të dënohet apo përjashtohet nga shkollimi për police.