Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një person theret me thikë në Kamenicë

    09/08/2018 | 11:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një person me inicialet A.D, ka marrë lëndime të rënda trupore pasi një person tjetër me inicialet H.SH, e kishte therur disa herë në trup me mjetë të fortë (thikë).

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:50 në lagjen “Qamërija”, në rrugën “Musli Imeri”, në Kamenicë.

    Sipas njoftimit të policisë rajonale të Gjilanit, nga hetimet e para mësohet se i dyshuari me inicialet H. Sh, deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi së bashku me katër persona të tjerë në lagjen “Qamërija” rr. “Musli Imeri” janë takuar me viktimën A. D, me të cilin kishin pasur probleme të mëhershme.

    “Fillimisht kanë filluar rrahjen me shkelma dhe grushte, por gjatë rrahjes personi i dyshuar H. Sh. dyshohet se me thikë e godet disa herë viktimën A.D, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është sjell në QKMF në Kamenicë ku ka marr trajtimin e parë prej Kamenicë është dërguar ne Emergjencë në Gjilan pastaj për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, hetimet regjionale janë njoftuar dhe bashkë me prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në incident. Katër të dyshuar janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Prokuroi i shtetit ka urdhëruar që ndaj katër të dyshimtëve të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën akuzën për ‘Tentim vrasje’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ . Rasti është duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.