Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nis shpërndarja e faturave të mbeturinave për ekonomitë familjare në gjithë Vushtrrinë

    02/08/2018 | 16:48
    ????????????????????????????????????
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas shtrirjes së shërbimit të mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë, sot edhe zyrtarisht ka filluar shpërndarja e faturave të mbeturinave për ekonomitë familjare në gjithë Vushtrrinë.

    Menaxhimi i këtij procesi, në bazë të reformës në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, tani ka kaluar në Komunën e Vushtrrisë, derisa shërbimin do ta kryejnë Njësia për menaxhimin e mbeturinave Uniteti në Vushtrri.

    Sot përmes një ceremonie zyrtare kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka bërë dorëzimin e të gjitha faturave Njësisë së ‘Unitetit’ që do ti shpërndajnë te të gjitha ekonomitë familjare të Vushtrrisë. Përveç se ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, si Drejtorinë e shërbimeve publike, GIZ-in, GAC-in dhe gjithë të tjerët, kryetari Tahiri u ka bërë thirrje që ti përgjigjen sa më mirë pagesave të faturave për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave, pasi që edhe mbledhja e tyre shtëpi më shtëpi është duke shkuar shumë mirë.

    Edhe pse mbledhja e mbeturinave nëpër shumë fshatra ka filluar që nga maj i këtij viti në fazë testuese, në fakt faturim ka filluar që nga 1 korriku i këtij viti.

    Në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë janë mbi 17 mijë ekonomi familjare, derisa ngarkesa për mbledhjen e mbeturinave për një muaj është 4.4 Euro për një familje./K.Vushtrrise

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.