E sotshmja do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend për familjen e Faik Bunjakut, i cili sot përveç festës së Kurban Bajramit ka pasur edhe një festë tjetër.
Bunjaku dhe familja e tij sot janë bërë me shtëpi falë kontributit dhe ndihmave të bashkëatdhetarëve për këtë familje që janë bërë nën organizimin e Mexhit Merovcit dhe Komunës së Vushtrrisë.
Çelësat i janë dorëzuar sot të zotit të shtëpisë nga Kryetari i Komunës së Vushtrris, Xhafer Tahiri, i shoqëruar edhe nga përfaqsuesi i mërgimtarëve z.Mexhit Merovci.
Për këtë ka njoftuar vet kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Xhafer Tahiri, i cili ka cilësuar këtë Bajram si të veçantë për atë se festën e Bajramit po e pret në shtëpinë e re të familjes Bunjaku.