Sot janë bërë 20 vite që kur në altarin e lirisë kishte rënë luftëtari Jeton Tërrstena -Tota, i cili përveçse një luftar në rrethin vushtrrias njihej edhe si henbollist.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë së bashku me zyrtarë të tjerë komunalë kanë marrë pjesë në homazhet për dëshmorin Jeton Tërrstena, në varrezat e dëshmorëve në Stanoc.
Në prani të familjarëve e miqve, në këtë përkujtim të dëshmorit ishin edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, kryesuesin e Kuvendit Nasuf Aliu, Xhavit Jashari nga Shoqata e familje të dëshmorëve të Kosovës.