Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë me arëm zjarri në një aheng familjar, transmeton Gazeta online Veriu.info
Me rastin e arrestimit është konfiskuar një pistoletë dhe janë gjetur në vendin e ngjarjes 9 gëzhoja.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./Veriu.info/