Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në Bundesliga.
Ylli i Përfaqësueses kosovare i cili është transferuar këtë verë te Werder Bremeni nga Vitesse ka arritur të hyjë në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës.
Ani pse Rashica nuk debutoi nga minuta e për skuadrën e njohur gjermane, me paraqitjen e tij në pjesën e dytë ai menjëherë bëri impakt dhe asistoi te goli i barazimit të Gebre Selassiet, në ndeshjen ndaj Hannoverit.
Dhe Spiegel Online e ka zgjedhur Rashicën në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës hapëse në Bundesliga./gazetametro