Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mesazhi kërcënues që ia kishte dërguar gruas Pjetër Nrecaj, para se ta vriste

    08/08/2018 | 13:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Valbonë Marku Ndrecaj, 40 vjeçe, dhe e bija e saj 9 vjeçe, u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga ish-burri i saj, përkatësisht babai, Pjetër Nrecaj, në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës. Viktima dhe i dyshuari kishin muaj që ishin ndarë, shkruan Express.

    Valbona qe disa kohë kishte qenë e kërcënuar nga ish-burri. Ajo pak para se të vritej kishte marrë një mesazh kërcënues nga ai, të cilin e kishte raportuar në polici. “Do të të gjej… do të ta bëj…”, kishte qenë mesazhi që Pjetri ia kishte dërguar Valbonës në telefon. Policia e ka hapur këtë rast si “kanosje”. Por pak orë më vonë në shtëpinë Marku u shënuan dy viktima nga Pjetër Nrecaj.

    Çifti kishin pasur 5 fëmijë, tre nga të cilët kanë jetuar me Valbonën, ndërsa dy të tjerë kanë jetuar me babanë, Pjetrin.

    Ndryshe, Lirie Beqiraj, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Gjakovës, ka konfirmuar për Periskopin se është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

    “Ju njoftojmë se lidhur me rastin, është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, po ashtu janë siguruar edhe prova dhe dëshmi tjera. Rasti i kompletuar do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedura të mëtutjeshme”, ka thënë Beqiraj në një përgjigje për Periskopin.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.