Një person ka humbur jetën sot pasdite në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Mitrovicës.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, personi që ka humbur jetën është i moshës 69 vjeçare.
“Dyshohet se gjatë ecjes përgjatë liqenit viktima ka rënë në ujë”, tha Avni Zahiti për KALLXO.com.
Rasti, sipas tij, ka ndodhur rreth orës 14:00.
Ditë më parë, tre zhytës ishin në rrezik të mbyteshin në Liqenin Akumulues, gjatë një gare kërcimi që po zhvillohej aty.
Zhytësit u dërguan në Spitalin e Mitrovicës për trajtim, e njëri prej tyre edhe në QKUK.