Rruga “Isak Haliti” që është vetëm pak metra larg xhamisë së Martiraj afër varrezave të qytetit është në një gjendje të rëndë.
Kjo pasi mbeturinat kanë vërshuar pjesë të rrugës të kësaj lagjeje duke bërë kështu që atje të mbizotëroi një mjedis i papastërt.
Një qytetar ka dërguar në adresë të redaksisë sonë disa fotografi përmes së cilave dëshiron të tregoj gjendjen por edhe shqetësimin e tij përkitazi me këtë gjendje.
Kjo rrugë dërgon tek lumi Sitnica.