Pas takimit në orët e mëngjesit, te presidenti Hashim Thaçi edhe pasdite sërish kanë shkuar liderët shtetërorë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Veseli dhe zv/kryeministrat Lima, Gashi e Pacolli pritet të marrin pjesë në takimin e dytë te presidenti brenda ditës, shkruan lajmi.net.
Më herët në media është raportuar se në këtë takim do të marrë pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Kryeministri Haradinaj pas takimit të parë me Thaçin dha detaje nga bisedat e zhvilluara.
“Kemi folur për dialogun kryesisht. Jemi pajtuar që në Bruksel nuk duhet të diskutohet për shkëmbimin e territoreve dhe me këtë është pajtuar edhe presidenti”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
Nuk dihet se a do të ketë ndonjë prononcim për gazetarë pas takimit të dytë./drenica.press