Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Liberalizimi i vizave: Këtë muaj takimi shumë i rëndësishëm

    17/08/2018 | 11:11
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komiteti parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian më 29 gusht e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka bërë të ditur raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, në një bisedë telefonike me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

    Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bisedë Sholtes e ka shprehur optimizmin e vet që Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje, duke ofruar mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Në anën tjetër, ministrja Hoxha e ka informuar deputetin Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet.

    Sipas kumtesës së Ministrisë që ajo drejton, Hoxha ka theksuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë.Ajo e ka njoftuar raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave, të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetarëve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave, si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.