Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është vendimi i gjykatës për imamin që kërcëoi familjen e presidentit

    16/08/2018 | 12:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Asllan Bajraktari.

    “Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj , të datës 09.08.2018”, thuhet në njoftim.

    Bajraktari, që është imam në xhaminë e fshatit Jashanicë të Klinës, po dyshohet se ka kryer veprën penale po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”.

    “Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij”, thuhet në njoftim.

    Asllan Bajraktari dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e familjes së Presidentit Hashim Thaçi ku ka kërcënuar familjarët, pasi ka qenë i paknaqur me ndarjen e një subvencioni në bujqësi./Veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.