Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kush thotë se do të ketë ndryshim të kufijve në shtator

    16/08/2018 | 11:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Krerët shtetërorë në Beograd po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Edhe presidenti Thaçi qe disa javë po flet për bashkim me Luginën. Analistët alarmojnë se vizatimi i kufijve është i rrezikshëm.

    Zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, po paralajmërojnë se gjatë muajit të ardhshëm (në shtator) do të dalin me një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, madje ata nuk e fshehin synimin që Kosovën ta ndajnë nëpërmjet vijave etnike, mes shqiptarëve dhe serbëve. Në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi ka disa javë që deklaron vazhdimisht se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, përderisa Serbia nuk do të mundë t’i marrë komunat veriore të Kosovës.

    Por një raport prej 90 faqesh, i botuar dje nga gazeta “Zëri”, i hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, të cilin e udhëheq George Soros, paraqet skenarin për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku kësaj të fundit i propozohet t’i marrë katër komunat veriore, Zubin Potokun, Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore, ndërsa Kosova ta marrë Preshevën, por pa Bujanocin dhe pa Medvegjën./Veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.