Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kthehet në rigjykim rasti i vrasjees së Aulon Zekës

    17/08/2018 | 15:42
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vepruar sipas ankesave, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 16 prill 2018, në rastin e të miturve G.H., R.G., dhe L.Ll.

    Siç thuhet në komunikatën e Apelit, çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

    G.H. për veprat penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ishte dënuar më nëntë vjet e gjashtë muaj burgim.

    E mitura R.G. për veprën penale “dhënie e ndihmës se kryesit, pas kryerjes se veprës penale”, i ishte shqiptuar masë edukuese – dërgim në institucionin edukativo- korrektues, në kohëzgjatje prej tre vjetëve.

    Ndërsa, i mituri L.Ll. për shkak të veprës penale “moslajmërim i veprave penale apo kryerësve”, i ishte shqiptuar masa edukuese e mbikëqyrjes se shtuar të organit të kujdestarisë, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj,

    Kolegji prej tre gjyqtarësh i Gjykatës se Apelit, pasi vlerësoi pretendimet në ankesat e ushtruar, por e dhe sipas detyrës zyrtare, gjeti se aktgjykimi i gjykatës se instancës më të ulët duhet të anulohet pasi që i njëjti përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të parapara ne nenin 384 të Kodit të Procedurës Penale.

    Ndryshe, Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator 2017, në Prishtinë./Insajderi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.