Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri nderohet me titullin ‘Qytetar nderi’ i qytetit Norwalk të SHBA-së

    17/08/2018 | 11:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një ceremoni solemne ku krahas flamurit te SHBA është ngritur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, qyteti i Norwalk në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar kryetarit të Vushtrrisë Xhafer Tahiri titullin “Qytetar Nderi” dhe i është dhënë ‘Çelësi i Qytetit të Norwalk’ nga kryetari Tom Phillips. Ky titull i është akorduar kryetarit Tahiri me motivacionin për avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Iowa-së, konkretisht marrëdhënieve në mes të qytetit të Vushtrrisë dhe ati të Norwalk-ut.

    Ndarjen e këtij titulli, në këtë ceremoni kryetari Tahiri e ka vlerësuar edhe për raportet shumë të mira mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan. “Ky është një nderë i madh për mua dhe për qytetin e Vushtrrisë. Jam krenar për këtë çmim por edhe për raportet e shkëlqyera në mes te popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Do të punojmë që partneriteti ynë të jap rezultate konkrete”, ka deklaruar Tahiri me rastin e pranimit të titullit.

    Tashmë dy studentë nga Vushtrria studiojnë në Iowa. Bashkëpunimi në mes të dy qyteteve do të fokusohet në arsim, zhvillim ekonomik dhe shkëmbime kulturore. /Veriu.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.