Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryeministri Haradinaj viziton BIK-un, uron qytetarët për prosperitet

    21/08/2018 | 19:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), prej ku ka dhënë urimin për festën e Kurban Bajramit.

    Haradinaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe kreun e BIK-ut, Naim Tërnava, për këtë festë, duke shtuar se ndjehet i nderuar me pritjen e bërë nga BIK-u.

    “Në rrugëtimin tonë të vështirë deri në liri e shtetkrijim, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm, si udhëzues shpirtëror dhe moral. Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam uruar Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga BIK-së, duke u lutur së bashku për vepra të mëdha edhe në të ardhmen, për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. E gëzofshim bashkë Kurban Bajramin dhe na priftë e mbara”, shkruan Haradinaj në Facebook.

    Shefi i ekzekutivit ishte i shoqëruar edhe nga pjesëtarë të kabinetit qeveritar, në mesin e të cilëve ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ai i drejtësisë, Abelard Tahiri.

    BIK-un e vizitoi edhe Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, i cili në emër të Kishës përcolli urimet për Kurban Bajramin, për të gjithë myslimanët./telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.