Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kosovari arrestohet në Shëngjin, mbante mishin jashtë kushteve të sigurisë

    14/08/2018 | 11:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjysmë ton produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

    Policia e Lezhës bën të ditur se është finalizuar operacioni “Rotten meat”, ku u sekuestruan 528 kilogramë produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.

    “Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë. Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ‘Fast Food-ve’ në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore , duke fshehur të ardhurat”, njofton policia.

    Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë. Veprat penale në ngarkim të tij ” Fshehja e të ardhurave” “Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” Manipulimi i tregut” dhe ” Punësim i paligjshëm”./TCh/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.