Policët serbë po marrin ryshfet nga bashkatdhetarët tanë, për të kaluar radhën e pritjes në kufirin Kosovë-Serbi.
Një lexues i Gazetës Express ka denoncuar një rast të tillë, duke bashkangjitur edhe fotografitë për të dëshmuar këtë veprim të policisë serbe dhe bashkatdhetarëve tanë që po vijnë për pushime nga diaspora në Kosovë.
Sipas këtij lexuesi, janë vetë bashkatdhetarët tanë që po ofrojnë para ryshfet policëve serbë për t’i rreshtuar më parë dhe për të kaluar më shpejt procedurat në kufirin Serbi-Kosovë.