Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kolonat e gjata bllokojnë Vushtrrinë

    04/08/2018 | 10:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se qyteti i Vushtrrisë, por edhe tërë veriu i Kosovës është bllokuar nga kolona të gjata të automjeteve për shkak “të keqplanifikimit të qytetit nga qeverisja e kaluar dhe të moszbatimit të kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për zgjerimin e rrugës me katër korsi në qytet”.

    Kolonat e gjata të automjeteve në autorrugën Prishtinë – Mitrovicë kanë bllokuar pothuajse në tërësi qytetin e Vushtrrisë dhe janë bërë ankth i përditshëm për qyetarët.

    Kolona të gjata që vështirësojnë qarkullimin dhe krijojnë kolona të gjata bëhen sidomos në orës e pasdites, për çdo ditë.

    Qytetarët e Vushtrrisë, por edhe të Mitrovicës u duhet të presin në kolona të gjata. Policia e Kosovës ka thënë se këto kolona krijohen për shkak të numrit të madh të automjeteve që qarkullojnë në atë pjesë, por edhe për shkak të gjendjes së infrastrukturës së rrugës, sidomos nga kilometri i 10-të.

    Policia ka thënë gjithashtu se gjendja mund të normalizohet vetëm atëherë kur të zgjerohet rruga, punët në të cilën kanë nisur qe disa muaj.
    Kjo gjendje e papërballueshme për qytetarët e Vushtrrisë ka shtyrë që të reagojë i pari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri, shkruan më tutje “Zëri”.

    Ai ka shprehur shqetësimin e tij dhe të qytetarëve të Vushtrrisë për situatën e krijuar.

    Tahiri tha se e gjithë gjendje kaotike është rezultat i punës pa plan të qeverisjes së kaluar, por edhe i Ministrisë së Infrastrukturës, e cila nuk ka realizuar kontratën për zgjerimin e rrugës me katër korsi në qytet.“Aktualisht qyteti i Vushtrrisë, por edhe tërë veriu i Kosovës është i bllokuar në kolona të gjata në trafik. Kjo për shkak të keqplanifikimit të qytetit për një kohë të gjatë, ku janë planifikuar e janë investuar në projekte tjera e kur prioritet numër një do të duhej të ishte zgjerimi i magjistrales në qytet. Tërë veriu i Kosovës dyndet në rrugë me dy shirita në qytet që nuk e përballon fluksin aktual të automjeteve. Kontrata për zgjerimin e këtij segmenti është nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës, por nuk ka buxhet për këtë vit. Ne i kemi kërkuar Qeverisë që nëpërmjet mekanizmit të ridestinimit të financojë këtë vit zgjerimin e rrugës në qytet. Për ne prioritet mbetet zgjerimi i kësaj rruge dhe po punojmë bashkë me Qeverinë për të gjetur zgjidhje”, tha Tahiri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.