Hoxhë Sedat Islami nga Vushtrria, ka gjetur një dokument i cili është dëshmi e angazhimit të institucionit tonë në arsimimin dhe edukimin shqip sot në arkivin e KBI në Vushtrri.
Në këtë dokument thuhet se Këshilli i bashkësis Islame të Vushtrrisë në mbledhjen e mbajtur më 19.09.1996, mori vendim që të ndihmohet arsimimi dhe edukimi shqip në shumë prej 500,00 DM.
Kjo pagesë është kryer pasi që zyrën e KBI e ka vizituar një delegacion i përbërë nga njerëz autoritativ, të cilët në atë kohë kishin dalë për mbledhjen e materialeve për të siguruar inventarin dhe materialin për nxemjen e shkollave./VushtrriaOnline/.