Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Skenderaj, transmeton Gazeta Drenica Press.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti në rrjetin social kishte publikuar një video incizim me të cilin kishte kanosë viktimën mashkull K/Shqiptar. Në shtëpinë e të dyshuarit gjatë bastisjes është gjete dhe konfiskuar një armë e gjatë mitraloz pa municion. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u trajtuar si kanosje dhe armëmbajtje pa leje. /Drenica Press/.