Është këngëtare e re në skenën muzikore por këtë herë ka arritur të bëjë bujë kudo në botë, shkruan GazetaBlic.
E këtë të diele, Enisa që nuk ka edhe shumë që ka nisur të bëjë emër në muzikë ka vendosur që ta sfidojë veten me fenomenin më të madh të momentit – “Kiki”.
Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe po pretendon të bëjë karrierë si artiste e tekst shkruese por me sa duket për pushime ka ardhur tek familja e gjerë në Kosovë.
Kjo mënyrë vallëzimi nuk është parë më herët prandaj edhe ka nisur të bëjë bujë bujë kudo. Nga yjet shqiptare, është Emina Çunmulaj ajo e cila i ka komentuar bukuroshes duke i thënë “E mrekullueshme“.
Enisa ka falënderuar gjyshërit e saj që e kanë lejuar dhe i kanë besuar të filmonte këtë video në traktorin e ri. Për ndryshe 22-vjeçarja, ndiqet nga më shumë se 153 mijë njerëz në rrjetin social “Instagram” dhe ka një zë të mrekullueshëm.“Burn This Bridge” titullohet kënga e saj e fundit të cilën e ka publikuar në YouTube deri sa ka marrë gati 100-mijë shikime. / © GazetaBlic /

