Duke filluar nga sot e deri më 22 shtator, OJQ-të “Nëna dhe fëmijë të lumtur” Prishtinë, ” Maniakë t’leximit”, ”Community Supporters” në Fushë Kosovë dhe ”Koha në Duart Tona” në Vushtrri, e fillojmë kampanjën:
“Shtatori sivjet, me çanten komplet”.
-Kampanja ka për qëllim grumbullimin e materialit shkollor të përdorur dhe të pa përdorur për familjet të cilat nuk i kanë kushtet ekomonike për të ju kompletuar një çantë me të gjitha paisjet e nevojshme shkollore që ju duhet nxënësve për angazhim në shkollë. Materialet e grumbulluara nga kjo fushatë në qytetin e Vushtrrisë do të ju shpërndahen familjeve në nevojë në komunën e Vushtrrisë.
Mjetet mund t`i sjellni në adresen Rr. Çameria, ndërtesa përballë siptalit Shejh Zaid Vushtrri, cdo ditë nga ora 11:00-deri 13:00.
Kontaktet:
ojqkohaneduarttona@gmail.com
Tel: 049840018