Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Juristi i njohur shqiptar në SHBA paralajmëron mashtrimin e madh me korrigjimin e kufijve – zbulon komplet skenarin

    27/08/2018 | 16:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Juristi shqiptar nga ShBA-të, Roland Gjoni, ka shkruar në profilin e tij në Facebook një postim në lidhje me temën e korrigjimit të kufijve

    Sipas Gjonit, nga një proces i tillë do të përfitonte vetëm Serbia ndërsa e ardhmja e Kosovës do të mbetej e paqartë.

    Ai ka vendosur pesë pika në postimin e tij, në secilën prej të cilave e konteston një zgjidhje të tillë për Kosovën. Gjoni nuk beson që korrigjimi i kufijve/shkëmbimi i territoreve do t’i ofronte Kosovës njohjen formale nga Serbia dhe do t’i hapte një perspektivë të qartë evropiane dhe ndërkombëtare.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Për ti vene pikat mbi “i” eshte mire te kuptohen 5 mashtrime gjigande te diskursit mbi korrigjimin e kufijve.

    Shkembimi i territoreve nuk eshte rezultat i ndryshimit te politikes se SHBA-se dhe BE-se por burimi i propozimit eshte deshira e lidershipit serb per te shmangur njohjen e shtetesise se Kosoves edhe per nje kohe te pacaktuar. Pra origjina e propozimit nuk eshte as ne Bruksel, as ne Washington as ne Prishtine por ne Beograd dhe arsyeja themelore eshte renia e interesit nderkombetar per Ballkanin dhe Kosoven.

    Shkembimi i territoreve nuk eshte finalja e madhe. Per Serbine nuk eshte me rendesi sa zgjat korrigjimi por vetem hapja e procesit i sjell perfitime te menjehereshme. Cdo proces dypalesh ose konference nderkombetare qe i paraprin njohjes se ndersjellte e pezullon shtetesine dhe subjektivitetin nderkombetar te Kosoves. Nderkohe ne arenen nderkombetar Serbia projektohet si shtet fleksibel, pa tabu dhe pa vija te kuqe.

    Shkembimi i territoreve nuk i siguron Kosoves anetaresim ne OKB sepse kjo nuk varet nga Serbia. Eshte mashtrim klasik se Rusia dhe Kina do te pranojne cdo zgjidhje per te cilen palet bien dakord. As nuk ka Rusia interesa te njejta me Serbine ne Ballkan dhe as nuk eshte e detyruar Kina te heqe veton per tema ku Kina ska kurrfare perfitimi.

    Shkembimi i territoreve nuk siguron perspektive te qarte te Kosoves ne BE. Eshte mashtrim klasik qe Spanja dhe shtetet e tjera mosnjohese duke pare dashurine e madhe mes lidereve te Kosoves dhe Serbise do te pranojne Kosoven dhe te shpejtojne integrimin e saj. E verteta eshte se Serbise i shpejtohet procesi i integrimit sic ka ndodhur prej 2011 deri me sot ndersa Kosova e ka te paqarte te ardhmen evropiane ne gjendjen aktuale te BE-se.

    Shkembimi i territoreve nuk i hap rrugen bashkimit. Kufizimet e Ahtisaari dhe ndalesa per bashkimin e Kosoves me shtete te tjera pritet te mbetet ne fuqi si pjese e garancive per ruajtjen e stabilitetit ne Bosnje dhe Maqedoni. Eshte teme tjeter a kane plan dhe kapacitet shqiptaret per te shkuar drejt bashkimi perkunder kufizimeve nderkombetare por me rendesi eshte te dihet qe nuk hiqet kufizimi qe ka pranuar Kosova ne 2008 nga ky proces.

    Cka mund te thuhet me siguri eshte se Serbia pret nga Kosova te beje leshime te reja pa u detyruar ta njohe Kosoven ne fund te procesit nderkohe qe Kosova pret nga Serbia favore qe nuk i ka ajo ne dore por i ka Rusia, Kina ne OKB dhe 5 shtetet mosnjohese ne BE.”/veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.