Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Jep dorëheqje prokurori që hetonte manipulimet me listat e veteranëve dhe rastin e imamit Krasniqi

    15/08/2018 | 10:49
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dorëheqja e Prokurorit, Elez Blakaj, dyshohet se erdhi pas kërcënimeve lidhur me hetimin e listave të fryra të veteranëve dhe nga rasti i hetimeve ndaj imamit, Shefqet Krasniqi.

    Por, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se prokurori special tashmë i dorëhequr Elez Blakaj, ka pasur mbrojtje nga shteti në rastet kur ka njoftuar për kërcënimet.

    Në rastin e veteranëve sipas Lumezit ka qenë një kërkesë nga prokurorit për të siguruar komisionin mjekësor që ka qenë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila kërkesë sipas tij është marrë parasysh dhe policia ka ofruar mbrojtje, shkruan Insajderi.

    Lumezi tha për Insajderin, se Blakaj kishte njoftuar edhe një rast tjetër kërcënimi.

    Gjatë kohës ka qenë duke e hetuar imamin, Shefqet Krasniqi, ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë për terrorizëm, Blakaj kishte pasur kërcënime ndaj fëmijëve të tij.

    Në këtë rast Lumezi thotë se vet kishte kërkuar që policia e Kosovës që tu ofrohet mbrojtje fëmijëve të prokurorit.

    “Kur ka qenë rasti i hetimit të Shefqet Kraniqit ne i kemi dhënë mbrojtje dhe ia kemi siguruar fëmijët çdo ditë i kemi dërgu në shkollë edhe i kemi pritë, pra Policia e Kosovës e ka bërë këtë pas kërkesës sime pasi që prokurori më ka njoftu se fëmijët janë kanosur. Ai vetë nuk ka pranuar të ketë mbrojtje të afërt lidhur me këtë rast”, tha Lumezi për Insajderin.

    Prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj, ka dhënën dorëheqje nga ky institucion më 13 gusht.

    Lumezi tha për Insajderin se prokurori Blakaj ka qenë në pushim, kur ka njoftuar për dorëheqjen.

    “Prokurori ka shku në pushim, mandej e ka njoftu kryeprokurorin e Speciales që më nuk është prokurorë, pa dhënë ndonjë sqarim tjetër për arsyeje e dorëheqjes”, tha Lumezi. /Insajderi.com/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.