Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ismet Beqiri i përgjigjet Hashim Thaçit, për Ibrahim Rugovën dhe shkëmbimin e territoreve!

    24/08/2018 | 18:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i është kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, i cili sot tha se edhe ish- presidenti Rugova ishte pro shkëëmbimit të territoreve.

    Në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic, Beqiri tha se Hashim Thaçi po e keqciton ish- presidentin.

    Ai tha se Rugova kishte qëndirmin e qartë.

    “Qëndrimi sistematik, i shqiptuar me qindra e mijëra herë nga Presidenti Ibrahim Rugova përgjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyeshme politike, ka qenë se pavarësia e Kosovës në kufjtë aktualë është zgjidhje e kompromisit. Këtë e ka thënë edhe kur në veshët e njerëzve, madje edhe të qarqeve politike ndërkombëtare, ka tingëlluar si kërkesë maksimaliste, kur ata angazhoheshin për rikthim të autonomisë, edhe kur te të tjerët ka tingëlluar si kërkesë minimaliste, tek ata që kanë synuar ose deklaruar se kanë synuar bashkimin e viseve shqiptare në një shtet integral shqiptar”, ka theksuar Beqiri për Gazeta Blic.

    Sipas tij, është i njohur edhe formulimi i tri opsioneve për zgjidhjen e çështjes shqiptare i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, i hartuar dhe miratuar si Deklaratë Politike më 11 tetor.

    “Këtë qëndrim ka mbajtuar Presidenti Rugova edhe te libri “Çështja e Kosovës” botuar në Paris më 1994. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe më vonë”, tha ai.

    Sipas Beqirit, “në përpjekje për të gjetur përkrahës për idenë e ndarjes së Kosovës, që ky po e zbukuron si ‘korrigjim kufijsh’, Presidenti Hashim Thaçi me ndihmën e vartësve të tij paska gërmuar thellë për të gjetur një rast të vetëm kur Presidenti Rugova paska lënë mundësinë, shkarazi në bisedë për gazetë, e jo në paraqitjet publike, që i ka pasur të rregullta, se mund të konsiderohej edhe shkëmbimi i Luginës së Preshevës më Leposaviqin (jo me komunat e Veriut, jo deri te lumi Ibër!) si zgjidhje për Kosovën”.

    Beqiri ka theksuar se ky është keqcitim i rëndë i thelbit të qëndrimit sistematik politik të Presidentit Rugova për pavarësinë e Kosovës, madje edhe në kohën e okupimit të egër serb.

    “Gërmimi i një deklarate për ekspolatim për një qëndrim të sotëm, që s’e mbështet asnjë parti politike shqiptare, as Partia e tij Demokratike, e zbulon Thaçin si manipulator të paskrupullt. Do të bënte mirë Thaçi të distancohej publikisht prej deklaratave të tij publike fyese për Presidentin Rugova në të gjallë të tij para se të përpiqej të na tregonte se gjoja ndjek rrugën e tij”, tha ndër të tjera ai.

    “Le ta lexojë ai, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij Presidentin Rugova të plotë, dhe le të ndjekë vijën strategjike të tij. Këto keqcitime për konsum politik ditor le t’i lërë se ndoshta i bëjnë nder Thaçit si person, por jo institucionit të Presidentit të Kosovës, aq më parë që presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, madje me votë popullore dy herë (1992 dhe 1998) ka qenë Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova e kishte përkrahjen e të gjitha partive politike shqiptare, të të gjithë shqiptarëve në ish- Jugosllavi, ndërsa Thaçi të askujt aktualisht pos të ideatorëve serbë për ndarjen e Kosovës dhe të ndonjërit këshilltar të tij”, ka thënë ai./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.