Derisa po hetonte për fryrjen e listave të veteranëve, ish-Prokurori Elez Blakaj kishte zbuluar edhe skandalin më të madh që po heshtet tash e sa muaj nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Ishte Blakaj ai që kishte gjetur se në Policinë e Kosovës punojnë 94 zyrtarë policorë të sëmurë mental.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Po, në rastin e veteranëve prokurori i njëjtë e ka pasur në punë edhe rastin e policëve gjatë hetimeve”, ka thënë Lutfiu për inFokus./drenica.press