Presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nënshkruar emërimet e ambasadorëve të rinj të Kosovës nëpër vendet evropiane.
Pas emërimit të ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ambasador në Maqedoni, presidenti ka nënshkruar edhe emërimin e ambasadorit në Slloveni.
Pas kërkesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish-kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, është emëruar ambasador i Kosovës në Slloveni.
Kastrati në vitin 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.