Njëri prej personave të grupit të akuzuar për kontrabandim të 32 mijë litrave derivate nga Serbia është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën e Mitrovicës.
Në seancën e shqyrtimit fillestar, i akuzuari Aleksandar Rakiçeviq u shpreh se nuk e ndjen veten fajtor lidhur me veprat për të cilat akuzohet nga Prokuroria.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Rakiçeviq akuzohet se nga fillimi i vitit 2012 së bashku me të pandehurit Besim dhe Ismet Zeqiri dhe me të pandehurin Milan Radisavleviq (i cili gjendet në arrati), ka themeluar grupin kriminal të cilët janë marrë me kontrabandë të derivateve.
Bazuar në aktakuzë, grupi ka bërë kontrabandimin e 52 ngarkesave me derivate të naftës ( 12.000 litra ), 2 ngarkesa me vaj hidrol (10.000 litra) dhe 3 ngarkesa me nitrotretës (me nga 7.000 litra).
Aktakuza shpjegon se i pandehuri Besim Zeqiri, si kreu i grupit që mallrat i kishte sjellë në Kosovë, ka mbikëqyrur dhe menaxhuar me grupin së bashku me tre të pandehurit e lartcekur.
Mallrat paraprakisht i kishin ruajtur në oborrin e personit Canbegut dhe në oborrin e personit të quajtur “Ali Daja“.
Po ashtu, edhe naftën e kontrabanduar e kishin ruajtur për pak kohë në këto vende, ndërsa në shumicën e rasteve këtë naftë e kishin dërguar në fshatin Bajshi në pompën e benzinës “Gold Benz“, pronë e Agron Zeqirit dhe djalit të tij Gentritit.
Me këtë Aleksandar Rakiçeviq akuzohet se ka kryer veprat penale pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, kontrabandim i mallrave, tregtia e ndaluar dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.
Për këtë vepër penale sipas akuzës kanë kontribuar edhe Ismet Zeqiri, Canabeg Hyseni, Ali Musliukaj, Liridon Hyseni, Dukagjin Latifi, Azem Islami, Xhevat Spahija, Shkelqim Jusaj, Selami Morina, Sabri Hasani, Burim Hasani, Nexhat Mazrek, Demë Lokaj, Alban Nikqi, Albion Lokaj, Gentrit Zymeri dhe Fadil Qollaku.
Ndaj të lartcekurve në Gjykatën e Mitrovicës është duke u zhvilluar shqyrtimi gjyqësor nën akuzën për kryerjen disa veprave penale që lidhen me krimin e organizuar.
Ndryshe seanca që u mbajt dje kishte dështuar të mbahet me 10 gusht dhe ishte shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit Abdurrahim Islami.
Ndërsa lidhur me këtë në seancë Islami ka deklaruar se edhe për atë seancë edhe për seancën e djeshme është ftuar një ditë më herët nga ana e Gjykatës përmes telefonit dhe jo me ftesë të rregullt.
Prokurori Islami ka shtuar se konsideron se kjo formë e ftesës për seancë nuk është mënyra e duhur, duke cekur më pas se është paraqitur në seancë vetëm me qëllim të moszvarritjes së procedurës, pasi është duke punuar në një aktakuzë tjetër ndërsa në fund të kësaj jave përfundon mandatin e tij si prokuror, ngase ka arritur moshën e pensionimit.
ETIKETIMET1
SHPËRNDAJE Facebook Twitter
admin
ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI
Lajme
Kurti: Synimet për korrigjimin e kufijve apo shkëmbim territoresh janë të gabuara
Lajme
Shqiptarë e serbë në ankth rreth idesë për ndryshim të kufijve
Lajme
Skandaloze: Mafiopolitika s’lejoi t’i konfiskohen 16.2 milionë euro “Kosmocell”-it, ART-ja rregullatore e telekrimit (Dokumente)
ARRIVALSDEPARTURES
OTF3564 Basel – Mulhouse ARRIVED 23:45
OS777 Vienna ARRIVED 11:45
W67792 London – Luton ARRIVED 12:14
JP838 Ljubljana APPROACH 13:35
ST6050 Munich SCHEDULED 14:59
Prishtina International Airport Adem Jashari / Limak Kosovo
LAJMET E FUNDIT
Aksident në Serbi, ja çka u ndodhi dy mërgimtarëve nga Zvicra
admin – 14/08/2018
Paralajmëron Albin Kurti: Thaçi do ta japë veriun e mos ta marrë luginën
14/08/2018
Kosovari arrestohet në Shëngjin, mbante mishin jashtë kushteve të sigurisë
14/08/2018
Kadri Veseli kërkon që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë
14/08/2018
Zhduket një femër në Prishtinë
14/08/2018
Incident para parlamentit britanik, ka të lënduar
14/08/2018
Klinaku: Nuk e di si do të mund të marrë Thaçi Luginën kur s’mund ta zgjidhë çështjen e veriut
14/08/2018
Ja si i blejnë prishtinasit viagrat dhe shkojnë në motele me të dashurat e tyre./Veriu.nfo/.