Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj e ka dhënë dritën e gjelbër për “heqjen” e kufirit Kosovë – Shqipëri

    02/08/2018 | 15:32
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mbrëmë, ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, dha lajmin se nga 1 janari i vitit të ardhshëm shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të lëvizin pa u kontrolluar nga policia kufitare. Majko tha se vendimi është marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pa përmendur autoritetet kosovare. Gazeta Express ka pyetur rreth kësaj çështjeje në Qeverinë e Kosovës. Zyrtarët aty, kanë thënë se Haradinaj e ka dhënë dritën e gjelbër për këtë proces.
    Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më kufi klasik mes vete. Ata që vizitojnë dy vendet nuk do të ndalen më nga policët kufitarë të të dyja anëve. Nëse gjithçka shkon siç duhet “schengeni” i dy vendeve do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019.

    Kjo është bërë e ditur mbrëmë në Skenderaj, nga ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, i cili u tha kosovarëve se nga data 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se ky është vendim i kryeministrit Edi Rama. Por, Majko nuk përmendi autoritete e Kosovës.

    Ndërkaq, sot për Gazetën Express zyrtarë nga kabineti qeveritar i kryeministrit kanë konfirmuar se idesë së tillë i ka dhënë dritë të gjelbër edhe Ramush Haradinaj.

    “Kryeministri Ramush Haradinaj pas evaluimit të saktë të të gjitha informacioneve nga MEF, Dogana dhe Mekanizma të tjerë relevant, e ka dhënë dritën e gjelbërt për këtë proces”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Gazetën Express.

    Sidoqoftë, kumtimi i këtij lajmi nga Majko gjatë manifestimit të netëve kushtuar mërgimtarëve në Skenderaj i gëzoi shumë kosovarët. Lajmin e pritën me duartrokitje dhe brohoritje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.