Ndërkohë që vëzhgonin balenët dhe delfinët përgjatë ujërave të Hawait, studiuesit kanë zbuluar një krijesë që nuk e kishin parë kurrë, një “hibrid” nga një delfin dhe një balenë të vogël.
Vitin e kaluar, marina amerikane punësoi një ekip shkencëtarësh për të studiuar kafshët vendase në zonën e Kauai, ku ndodhet edhe një bazë ushtarake ku zhvillohen testimet raketore. Dhe atje u bë zbulimi.
Biologët detarë fillimisht panë një tufë të madhe peponocephali, të familjes të delfinave, gjerësisht e gjetur në të gjitha ujërat tropikale të botës.
Por vetëm kur ata filluan të vëzhgonin zakonet e mostrave individuale, ata kuptuan se midis tyre kishte një krijesë “anormale”. Nuk ishte një balenë, as një delfin, por një krijesë që mbante karakteristikat e të dyjave specieve. Të ngacmuar, vazhduan me studimet dhe kampionet e ADN-së, të cilët zbuluan se bëhej fjalë për një specie të re, një hibrid të rrallë.
Biologët zbuluan se “hibridi” i përket gjithmonë familjes së delfinëve oqeanikë, por me një ndryshim gjenetik. Mbetet për t’u kuptuar nësë kjo specie është në gjendje të riprodhohet, apo do të mbetet unike në llojin e saj./GazetaGlobale/.