Fotografi amerikan, Steve McCurry, ka shpërndar një fotografi të një dasme shqiptare.
Kjo fotografi në të cilën shihen krushqit shqiptarë, sipas përshkrimit të McCurry është shkrepur në vitin 1989.
“Burri valëvit flamurin e minoritetit shqiptar në Kosovë, rrugës në një dasmë”, ka shkruar McCurry në përshkrimin krahas fotografisë.
“Kosovë, ish Jugosllavi, 1989”./Vizioni.info