Klubi i Tifozëve Forca nuk do të jetë në tribunat e Stadionit të Gjakovës për të përkrahur ekipin bardhë e kaltër nga Vushtrria në ndeshjen që do ta zhvilloi ky klub nesër ndaj Vëllaznimit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen e tifozerisë “Forca” në facebook ku sqarohen edhe arsyet e bojkotit.
Sipas këtij sqarimi ky bojkot vjen pasi që kryesia e klubit ka neglizhuar duke mos përmbushur disa nga kërkesat elementare, në veçanti ato për ndeshjen derbi ndaj Vllaznimit në Gjakovë.
Poashtu ndër të tjerat thuhet se persona të caktuar nga klubi kanë tentuar të njollosin tifozerinë “Forca”, një arsye kjo më shumë që “Forca” të bojkotoi klubin