Deputeti i PSD’së, Fisnik Ismaili, ka shqyer certifikatën e veteranit.
Ai shkruan në Facebook:
Regjistrimi i veteranëve është bë dy herë. Herën e parë menjëherë mbas lufte, kur u pata kthye në Londër, edhe nuk u pata lodhë me aplikue, kur mora vesh se maca e kuca ishin ba veteranë.
Para 5 vjetësh u bë rishikimi i veteranëve, me komision, e me krejt procedurat e rregullta kishe, pikërisht për shkak të macave e kucave. Këtë herë aplikova, me shpresë se të paktën kjo vlerë e luftës nuk shkërrdhehet.
Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash.
Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s’kemi çka lypim aty. Luftën s’e kemi bë as për mirënjohje, as për certifikata, as për me fitue pare në emën të saj.
Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot./veriu.info