Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    E habitshme Kosova ndër vendet me mishin më të shtrenjtë në Evropë

    22/08/2018 | 13:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mishi është një prej produkteve të shportës bazë të ushqimeve. Niveli i çmimit për këtë produkt dhe konsumi e rendisin Shqipërinë në vendin më të lirë dhe ndër vendet me konsumin më të ulët të tij.
    Eurostat ka publikuar statistikat mbi indeksin e çmimit të mishit në 2017-n për të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë, transmeton tch.

    Shqipëria renditet e fundit për sa i përket nivelit të çmimeve, ku mishi kushton rreth 45% se mesatarja e vendeve evropiane (EU=100).

    Krahasuar edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, niveli i çmimeve të mishit është më i lirë. Pas Shqipërisë, për çmime të lira renditet Maqedonia, ku mishi kushton rreth 42% më lirë se në vendet e Bashkimit Evropian.

    Ndërsa më shtrenjtë mishi kushton në Kosovë, ku çmimi është rreth 13% më shtrenjtë se në Shqipëri. Në vend të dytë për nivel të shtrenjtë çmimesh në Ballkanin Perëndimor është Mali i Zi dhe Bosnja, ku çmimi i mishit është rreth 12% më shtrenjtë se në Shqipëri.

    Më pas renditet Serbia, ku mishi është rreth 9% më shtrenjtë se në Shqipëri.
    Zvicra më e shtrenjta

    Mishi kushton më shtrenjtë në Zvicër, ku niveli i çmimeve është 2.4 herë më i shtrenjtë se në pjesën tjetër të Evropës. Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i çmimeve është kryesisht më i shtrenjtë në vendet e Evropës Veriore si Islanda, Norvegjia dhe Luksemburgu.

    Në 2017-n. Luksemburgu kishin çmimet më të larta të mishin në Evropë ndër vendet anëtare të BE-së, apo rreth 41% më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Në vend të dytë për nivelin më të shtrenjtë të çmimeve është Austria, ku çmimet janë 39% më të larta se mesatarja evropiane.

    Më lirë në Evropën Qendrore dhe në Ballkan

    Polonia ishte vendi me çmimet më të lira të mishit, rreth 43% më të lira se mesatarja e Bashkimit Evropian, pasuar nga Bulgaria me rreth 42% më lirë./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.