Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti fatal në fshatin Trudë të Prishtinës, përkatësisht në hyrje të autostradës që hynë prej Podujevës.
Mësohet se viktima është ngasësi i automjetit.
Sipas burimeve të Indeksonline, në aksident janë lënduar edhe tre persona të tjerë. Po ashtu, në këtë aksident janë të përfshira katër automjete.
Ndryshe, Indeksonline ka siguruar pamje të aksidentit tragjik në rrugën Prishtinë-Podujevë.