Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dy familje të Skenderajt bëhen me shtëpi të reja

    20/08/2018 | 17:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dy familjeve nga komuna e Skenderajt, në prag të festës së Kurban Bajramit, i janë dhuruar çelësat e shtëpive të reja, fal mbështetjes financiare të bashkatdhetarëve tanë, nëpërmjet Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe hoxha Halil Kastrati, nga shoqata në fjalë, kanë marrë pjesë të hënën në përurimin e shtëpisë në fshatin Baks, fillimisht, te familja e Haki Bajramit, i cili është shprehur tejet i kënaqur me ndërtimin e shtëpisë, me kontributin e dhënë nga bashkatdhetarët.

    Edhe kryetari Jashari është shprehur i lumtur që po arrihet të ndihmohen familjet në nevojë, duke iu ndërtuar shtëpi të reja banimi, fal kontributit të bashkatdhetarëve tanë në diasporë.

    Edhe në familjen e Feriz Bekës nga fshati Likoc ka pas gëzim në prag të festës së Kurban Bajramit, pasi edhe kësaj familjeje i janë dhuruar çelësat e shtëpisë së re.

    Kryetari Jashari e ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të hoxhës Halil Kastrati, Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të gjithë atyre që vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme, në zgjidhjen e problemit të strehimit të familjeve në nevojë./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.