Mundësia për të keqpërdorur ndonjë nga autoambulancat e QMF-ve në Vushtrri nga tani do të jetë më e vogël.
Kjo pasi Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka pajisur sot të gjitha ambulancat e autoambulancat dhe veturat e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Komunën e Vushtrri.
Ky sistem mundëson monitorimin e vendndodhjes në çdo moment të veturave dhe autoambulanceve të QKMF-së.
Këtë lajm e ka dhënë Drjetori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.
“Ne tashmë kemi përgjysmuar shpenzimet me funksionalizimin e Urgjencës 24 orë në QMF 1, ndërsa me këtë hap ne vetëm sa do të arrijmë që të ulim koston e shpenzimeve të derivateve në QKMF!” ka shkruar ai në facebook.