Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Drejtori i “Trepçës” në Veri krenohet me pagat e kombinatit, thotë se shkojnë deri në 700 euro për minator

    07/08/2018 | 12:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori gjeneral i kombinatit “Trepça” në veri, Jovan Dimkiq, në shënimin e Ditës së Minatorëve të shtetit të Serbisë në Leposaviq ka thënë se pagat e minatorëve të “Trepçës” në veri janë ndër më të mirat në rajon.

    Sipas tij, në “Trepçën” në veri janë të angazhuar në punë 1200 punëtorë, ndërsa paga marrin 2400 punëtorë.

    Drejtuesit dhe punëtorët e kombinatit “Trepça” në veri të Kosovës kanë shënuar Ditën e Minatorëve të Republikës së Serbisë.

    Merrnin pjesë edhe përfaqësues të Zyrës Serbe për Kosovën, krerë të Listës Serbe, si dhe përfaqësues të subjekteve politike dhe të institucioneve të Kosovës dhe të Serbisë.

    Drejtori gjeneral i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka thënë se sa i përket aspektit ekonomik “Trepça” ka shënuar rezultate të mira prodhuese dhe financiare dhe si rezultat prodhimi është stabil.

    “Ne jemi kompani krejtësisht likuide, e cila rregullisht i kryen të gjitha obligimet ndaj furnitorëve, kompanive që ofrojnë shërbime, rregullisht paguan pagat e punëtorëve e që janë ndër më të mirat në rajon, posaçërisht kur bëhet fjalë për ata punëtorë që punojnë drejtpërdrejt në prodhim dhe paga e tyre është 700 euro”, ka thënë Dimkiq, i cili ka shtuar se me të gjitha rezultatet “Trepça” në veri shpeshherë pëson për shkak të pengesave administrative dhe për këtë arsye ka humbje të mëdha financiare dhe këto ndikojnë edhe në imazhin e “Trepçës”./Zëri/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.